Futboll Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri i klubit azer: Patëm momente vështirësie sepse…

Trajneri i Karabakut, Gurban Gurbanov, foli pas barazimit me Partizanin, ku deklaroi:

A jeni I kënaqur nga ky rezultat?

Po, I kënaqur nga ky rezultat.

U befasuat nga Partizani? E prisnit me vështirësi?

Ishte një ndeshje e vështirë për ne, patëm vështirësi. Partizani luajti mirë, një skuadër kompakte në mbrojtje. Në ndeshjen e dytë, Partizani do e ketë më të vështirë se sa e pati sot.

Partizani pati mundësitë e veta në pjesën e dytë…

Në pjesën e dytë, pati shumë momente të rrezikshme nga Partizani, por në përgjithësi ata do bënin disa raste, sepse luanin para tifozëve të tyre.

A është në dyshim kualifikimi?

Edhe nëse do fitonim sot, do ishim sërish të prekopuar, sepse duhet të marrësh seriozisht çdo ndeshje, edhe në atë të kthimit.

Related posts

Tragjedi në Kroaci, futbollisti vdes në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

LIVE/ Ajax-Tottenam, nis magjia në Amsterdam

Delo.autor

WATFORD-ARSENAL/ Granit Xhaka titullar, Ozili starton për herë të parë në këtë sezon (FORMCIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment