Kategoria Superiore Shqipëri

Sa djeg humbja, Starova shpërthen kundër Duros

Trajneri Starova do të kishte pranuar më parë humbjen me Skënderbeun, nuk po themi Tiranën, se sa me rivalin e tij më të madh, Shpëtim Duron. Dy disfata në dy ndeshje nuk janë aspak të mira për teknikun e kuq, e aq më tepër për “demat”, pasi humbasin pikë në kampionat dhe janë në prag të eliminimit në Kupën e Shqipërisë.

Tekniku Duro në deklaratën e tij të pasndeshjes u shpreh se skuadra vlonjate e dominoi takimin, ndërsa Partizani luajti në kundërsulm. Kjo gjë nuk i pëlqeu trajnerit të kryeqytetasve që në intervistën e tij për “Panorama Sport” foli kundër trajnerit Duro.

“Të gjithë e kanë parë ndeshjen. Dëgjova pak Hafizin, që nuk është palë me asnjë dhe tha se Partizani kishte luajtur shumë më mirë. Por, meqë Flamurtari paska luajtur kaq mirë, le të na thotë ai (Duro) se sa herë e preku topin Bushiç? Po Alveshi? Pyeteni të na sintetizojë pak edhe ndeshjen e parë në kampionat…! Arbitrit nuk kam çfarë t’i bëj unë… në ndeshjen e së premtes humbëm prej një penalltie të paqenë, dje humbëm sepse Alban Hoxha bëri një gabim fatkeq, por mbi të gjitha sepse arbitri na mohoi një gol më se të rregullt. Bilancin e bëjnë ata që marrin vesh nga futbolli…”, – përfundon deklarata e tij.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Fantastik Broja, sulmuesi i Kombëtares i shënon gjigantëve të PSV-së (VIDEO)

Delo.autor

“NUK KAM NDALUAR ASNJËHERË SË ËNDËRRUARI”/ Sulmuesi Uzuni: Ja çfarë më tha trajneri Solskjaer kur isha tek Laçi

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Shehi: Jemi skuadër që gjithmonë kemi qenë për…

Delo.autor

Leave a Comment