Futboll La Liga Sport

POGBA “ÇMEND” MERKATON/ Real Madrid gati 80 milionë euro plus dy yjet e ekipit…

Për javë të tëra, emri i Paul Pogba ka ndezur merkaton e Manchester United, Juventus dhe Realit të Madrid. Por sipas asaj që shkruajnë mediat në Spanjë telenovela është drejt fundit dhe mesfushori i Francës do të vesh fanellën e “Los Blancos” sezonin e ardhshëm.

Detajet e transferimit do të përcaktohen brenda javës së ardhshme:

“Interesi i Juventusit është një mashtrim i Raiolës për të rritur çmimin”, deklaroi ish-drejtori i prestigjoze “Marca”, Eduardo Inda.

Duke folur për çmimin, Inda ka zbuluar edhe shifrat e marrëveshjes, që sipas tij do të mbushin arkat e Manchester United ndërsa do të marrin edhe dy lojtarë të nivelit të lartë: Toni Kroos dhe Gareth Bale plus 80 milionë euro.

“Unë mendoj se javë tjetër Pogba do të jetë një lojtar i Real Madridit. Marrëveshja është në një fazë shumë të avancuar “, shtoi ai.

Duke pritur kthimin e Neymar në Barcelonë, nëse detajet e operacionit do të konfirmoheshin ai do të ishte transferimi më i rëndësishëm i verës, por tek Real Madridi është me të vërtetë një verë “galaktike”.

“Los Blancos” tashmë kanë njoftuar zyrtarisht pesë afrime (Rodrygo, Militao, Jovic, Hazard dhe Mendy) për një shumë prej 303 milionë eurove dhe tani janë duke u përgatitur për të goditjen më të madhe në repartin e mesfushës.

Pogba ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Zidane, ndërsa së fundi është raportuar se francezi u ka thënë miqëve të tij se do të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

LIVE/ EURO 2020: Belgjika shënon 6 gola në pjesën e parë, shkëlqen dhe Kroacia me Poloninë. Ja rezulatet

Delo.autor

E PARITUR/ Drejtuesit e Federatës akuzohen për KORRUPSION, FIFA dënon kombëtaren e…

Isa.Autor

KA STARTUAR SEZONI I RI I PREMIER/ Kolasinac dhe Mesut Ozil lihen jashtë skuadre nga Unai Emery, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment