Futboll Sport

DEBRECEN-KUKËSI/ “Verilindorët” vazhdojnë të rrezikojnë, rast i shkëlqyer për Rrocën (VIDEO)

Skuadra e Kukësit luan sot në Debrecen sfidën e saj të parë në Ligën e Europës, një takim përcaktues për rrugëtimin në arenën ndërkombëtare duke llogaritur që përpara është një skuadër me histori.

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka zgjedhur një formacion të konsoliduar gjatë këtyre javëve në stërvitje, duke hedhur në fushë të gjithë më të mirët në dispozicion për këtë duel.

Me mungesën në qendër të mbrojtjes të Shametit, vendin e tij e merr Teqja, ndërsa në krahun e djathtë është Kitanovski. Mesfusha është ajo e provuar prej disa ditësh me Musollin e Limajn ne qendër, ndërsa Et’hemi, Rroca e Rama do të mbështetin sulmuesin e vetëm, Shkurtajn.

Tjetër rast i shkëlqyer për Kukësin, Rroca merr një top të mirë në të majtën dhe i vetëm para portierit gjuan, por gabon gjithçka duke dërguar sferën jashtë.

 

Related posts

I SHËNOI INTERIT NË MIQËSORE/ Futbollisti shqiptar tregon ndjesinë e golit (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Juventus i ‘llahtarshëm’, Khedira 2 gola për 3 minuta

Q.Autor

Tensione në kampin francez, Deschamps kritikon Dembelen

Sadik.Autor

Leave a Comment