Futboll Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ BEER SHAVËS/ “Heroi” Selmani: Nuk e prisja atë gol, sepse…

Portieri Gentjan Selmani ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, ku e shpëtoi Laçin në disa raste.

Pas ndeshjes  portieri u shpreh se zhvilluan një ndeshje e mirë, por nuk ia arritën të fitojnë.

Si është gjendja jote pas asaj goditje?

Pata një përplasje me kundërshtarin, ishte një përplasje e vogël dhe ndjej dhimbje tek gishtat.

Do shikoj se si do të shkojë dëmtimi, por mendoj se mund te kem ndrydhur gishtat.

Çfarë mendimi keni për lojën?

Nuk me meritonim se luajtem mirë, por kështu është futbolli. Gjithsesi ne zhvilluam një ndeshje të mirë, dhe ishim të kujdesshëm

Iu kapi në befasi ajo goditje e Levit?

Më kapi në befasi dhe nuk e prisja, u befasova. Nuk e prisja atë goditje, sepse erdhi si e papritur

E dinim qe do ishte e vështire, sepse ata kane një ekip te mirë. Por mendoj se meritonim më shumë nga ky takim.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Milan në “BETEJË” me Monacon për shërbimet e Cesc Fabregas

Isa.Autor

Real Madrid, duhen €100 mln për objektivin Salah

Q.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Tirana: Shpëton për mrekulli porta e bardhebluve, pranë golit të dytë Sibo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment