Futboll Sport

TRAGJEDI NË FUTBOLLIN ARGJENTINAS/ Po festonte pritjen e penalltisë, ndërron jetë portieri 17-vjeçar në… (FOTO)

Futbolli argjentinas dhe jo vetëm ka marrë një lajm të keq duke qenë se një portier 17-vjeçar, ka ndërruar jetë në fushën e blertë. Portieri Ramon Ismael Koronel po festonte pritjen e një penalltie.

Mediat argjentinase raportojnë se Koronel kishte arritur të ndalte një penallti dhe në momentin që po festonte, është shtrirë në tokë pa ndjenja. Pavarësisht se i është dhënë ndihma e parë në vend, mungesa e një ambulance pranë fushës ku po luhej ndeshja, e ka bërë të pamundur që Koronel të mbijetojë.

Futbollistët dhe stafi e kanë marrë me makinë dhe e kanë nisur në drejtim të spitalit, por futbollisti ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Në lidhje me këtë tragjedi, ka folur vetë kushëriri i Koronel i cili shprehet se ai po festonte në atë moment. “Ai ishte në hënë duke qenë se priti një penallti dhe po festonte me shokët, kur u shtri në tokë”, u shpreh kushëriri i tij.

Sakaq, babai i futbollistit ka kërkuar llogari në lidhje me mungesën e një ambulance në fushën e futbollit. “Nuk mund ta kuptoj se si ka mundësi që mungon ambulanca në një event të tillë si ky”, u shpreh babai i futbollistit.

Related posts

IDENTIFIKON OBJEKTIVIN PARËSOR/ Barcelona e gjen në Francë pasuesin e Luis Suarez, gati oferta

Delo.autor

TRANSFERIMI I MODRIÇ TEK INTERI/ Gjithçka varet nga … Tottenham

Sadik.Autor

MARASH KUMBULLA TE LAZIO/ Ja detajet e marrëveshjes: Interi mbetet me “gisht në gojë”

Delo.autor

Leave a Comment