Futboll Sport

FUTBOLLISTI SHQIPTAR LUAN NË ZVICËR/ Benjamin Kololli kërkohet nga klubi i Serie A…

Benjamin Kololli, futbollisti i Kosovës, i cili luan në Zvicër për skuadrën e Zyrihut, është në radarët e Bolonjës.

Siç raporton “gianlucadimarzio.com”, lojtari pëlqehet nga Mihajloviç, pasi mund të luajë në të dy krahët edhe si mesfushor, por edhe si mbrojtës, megjithëse pozicioni i tij natyral është mesfushor i krahut të majtë. Skuadra e Bolonjës e ka ndjekur lojtarin kur i shënoi Napolit me penallti në Ligën e Europës.

Kujtojmë që Kololli, është pjesë e kombëtares së Kosovës, ku ka luajtur 12 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Mbetet të shihet nëse Bolonja do të blejë kartonin e lojtarit, apo do të mbetet çdo gjë në kuadrin e interesimit.

Related posts

TEK INTERI KA NJË GARË BRENDA SKUADRËS/ Zonja SKRINIAR sfidon Wanda NARËN (FOTO)

Isa.Autor

Hulumtimi/ Cristiano Ronaldo një “markë” biznesi fitimprurës, ja shifrat stratosferike

Sadik.Autor

E FRIKSHME/ 12 vite nga ndërhyrja më BRUTALE në historinë e futbollit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment