Futboll

Gareth Bale shkakton grindje në dhomat e zhveshjes pas kërkesës për transferim

Gareth Bale është duke shkaktuar grindje në dhomat e zhveshjes te Real Madridi pas kërkesës për transferimin e sensacionit të Tottenhamit, sulmuesin Harry Kane.

Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, anësori uellsian dëshiron që Kane të transferohet në Real Madrid gjatë verës derisa Real Madridi vazhdon të ketë në plan përforcimin e skuadrës.

Por, kjo është duke shqetësuar sulmuesin francez Karim Benzema që është në dijeni se duhet të mbledh gjërat në rast se Harry Kane arrin në Santiago Bernabeu.

Real Madridi është duke kaluar në një sezon të tmerrshëm në La Liga pavarësisht se fituan titullin e kampionit të Spanjës dhe trofeun e UEFA Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ MANCHESTER UNITED/ Trajneri Lampard nuk i besohet: Ishin katër gabime tonat, por…

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS ME LAÇIN/ Formacioni i trajnerit Gega varet nga…

Delo.autor

Zyrtare/ Mesut Ozil nënshkruan kontratë afatgjate me Arsenalin

Q.Autor

Leave a Comment