Futboll

“E dua Lionel Messin” – listës së adhuruesve të futbollistit, i shtohet edhe një legjendë

Lionel Messi mund të llogarisë në Tom Bradyin e New England Patriots si njëri prej adhuruesve të tij më të medhënj në mesin e shumë prej tyre. Superylli i Ligës Kombëtare të Futbollit amerikan (NFL) e cilëson si lojtar madhështor yllin e Barcelonës.
Maestro argjentinas e tejkalon këtë sport, pasi imazhi i tij global e vë atë në një kategori me personalitetet më të vlerësuara në planet, transmeton Express.

Aq mbresëlënës ka qenë gjatë gjithë karrierës së tij të shquar saqë është model dhe hero edhe për ata gëzojnë statusin e ngjashëm me të në fushat e tyre përkatëse.

Ndërkohë, Brady këtë të diele mund ta fitojë titullin e gjashtë individual kur Patriots përballen me Philadelphia Eagles në Super Bowl LII.

Para kësaj ndeshjeje, 40-vjeçari i ka mirëpritur krahasimet që ia kanë bërë me sulmuesin e shpejtë të Barçës.

Brady ka thënë për Sportags: “E dua Messin dhe mendoj se është lojtar madhështor. Jam paksa më i vjetër se ai, ama”.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Shoku i ekipit zbulon të ardhmen e Golovin

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpool kërkon talentin e Barcelonës, “Katalanasit” e blindojnë me 400 milionë euro

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Tekniku AlLegri merr kohë, Juventus mendon t’i besojë stolin një ish-milanisti

Delo.autor

Leave a Comment