Futboll Premier League Sport

VJEDHJET JANË KTHYER NË PROBLEM NË ANGLI/ Futbollisti i Premier League blen qen 17 mijë euro

Portieri i Totenhemit Hugo Loris ka blerë një qen kufiri për 17 mijë euro, raporton gazeta spanjolle “AS”, pasi që Anglia është kthyer në problem për futbollistët që kanë rënë shpesh pre e grabitësve.

2 shtëpitë e fundit të prekur nga ky fenomen janë shtëpia e Frank Lampard dhe shtëpia e ish-presidentit të Leiçesterit, Vikai. Në shtëpinë e këtij të fundit u raportua nga mediat angleze se u morën sende me vlerë rreth 1 milionë euro.

hugo-lloris-750x410

Sipas raportimit, Loris e bleu këtë qen për t’i ruajtur shtëpinë dhe familjen kur francezi është larg tyre për shkak të ndeshjeve.

Ky qen race gjermane është nga ata që përdoren edhe nga ushtarët apo policia përreth botës. Kapiteni i Francës shpenzoi këtë shumë të madhe që të garantojë siguri për familjen e tij edhe kur ai vetë nuk është aty për ta.

Related posts

Ramos elozhe Ronaldos: Një sulmues si Cristiano nuk kemi parë kurrë më parë

Q.Autor

FITIME REKORD/ Stadiumi “Air Albania” i tejmbushur ndaj Polonisë. Shiten 22 mijë bileta, FSHF arkëton shumën stratosferike

Delo.autor

VERONA-INTER/ Çfarë gafe nga Handanovic, Skriniar kthen “Zikaltërit” në avantazh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment