Futboll Seria A Sport

TRIUMFOI NË TESTIN ME LUGANON/ Antonio Conte e nis me fitore aventurën me “Zikaltërit” (VIDEO)

Nisi ashtu siç duhej sezoni i ri për Interin, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore.

Një start me këmbën e mbarë edhe për trajnerin Antonio Conte, për të cilin pritshmëritë në krye të zikaltërve janë të mëdha.

Me rezultatin 2-1 triumfoi Interi në testin me Luganon, ku shënuan blerja e re, Sensi, dhe Brozovic, ndërsa Icardi dhe Naingolan janë larguar nga grumbullimi.

Me mungesa të shumta në formacion dhe me skemën 3-5-2 ende në kolaudim, zikaltrit e nisën miqësoren me Handanovic në portë, D’Ambrosio, De Vrij dhe Skriniar në mbrojtje, ndërsa pesëshja e mesfushës përbëhej nga Candreva, Gagliardini, Brozoviz, Sensi e Perisic. Në sulm dyshja Esposito-Longo.

Në minutën e 25-të Sensi shënoi një gol të bukur, pasi mori një top nga Brozovic, ndërsa pak para se të mbyllej pjesa e parë dyfishoi De Vrij.

Gjatë pjesës së dytë Conte e ndryshoi të gjithë skuadrën, e për rrjedhojë 3 minuta para fundit të kohës së rregullt shkurtoi diferencën futbollisti kosovar, Leotrim Kryeziu.

Related posts

TË GJITHË FLASIN PËR SHKARKIM/ Ish-portieri i Real Madrid i del në mbrojtje: Zidane është më i miri…

Delo.autor

Ronaldo befason ‘gjigandët’ europianë: Dua ta mbyll karrierën tek kjo skuadër

Q.Autor

CHAMPIONS/ Real Madrid pa busull, Varane shënon në portën e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment