Futboll Sport

E BUJSHME/ De Ligt arrin marrëveshjen me Juventusin, ja kur mbërrin në Torino (FOTO)

uventusi po i afrohet fundit të marrëveshjes me De Ligt dhe Ajaxit që zotëron kartonin e talentit holandez .

Detajet midis klubeve po zhvillohen me intensitet edhe në orët në vazhdim pritet të marrë fund një herë e mirë “telenovelën” që zgjati më shumë se një muaj, shkruan “Calciomercato”.

Juventusi do të derdhë në arkat e klubit nga Amsterdami plot 70 milionë euro, ndërsa mbrojtësi do të nënshkruajë me bardhezinjtë kontratën 5-vjeçare.

Në rast të performancës së mirë të De Ligt atëherë “Zonja e Vjetër” i detyrohet Ajaxit edhe 5 milionë euro të tjera në formë shpërblimesh.

Sipas medieve italiane lojtari ditën e martë do të mbërrijë në Torino për të kryer testet mjekësore dhe më pas ti bashkohet shokëve të rinj të skuadrës nën urdhrat e Maurizio Sarrit.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus synon goditjen e madhe, “bomberin” e njohur anglez…

Delo.autor

TRIUMFOJNË ME “POKER” NDAJ NORWICH/ Askush si Aubameyang në historinë e “Topçinjve”

Delo.autor

“EURO 2020″/ Çekët përfitojnë një penallti, sulmuesi Schick shtang Kroacinë nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment