Gossip

REAGON ASHPËR NDAJ WANDA NARAS DHE ICARDIT/ Maxi Lopez akuza të rënda: Ja çfarë po më “çmend”…

Maxi Lopez po përballet me një situatë që askush nuk e dëshiron në familjen e tij.

Shoku i tij i ngushtë, Mauro Icardi i ka marrë gruan bashkë me tre fëmijët. Raportet mes tyre janë shumë të tensionuar dhe ish ylli i Barcelonës ka bërë një reagim të ashpër ndaj ish-gruas së tij, Wanda Nara.

“Kur i pash fotot e fëmijëve të mi të veshur me fanellën e Interit dhe Newel, u thash atyre se do ta kuptonin atë gjë vetëm kur të bëheshin prindër”, ka thënë ish-lojtari i Barcelonës.

“Ajo gjë më bëri të çmendem, pasi i shihja fëmijët kundër meje. Disa herë fëmijët e mbyllin telefonin kur bisedojnë me mua”, ka shtuar më tej ai.

Wanda Nara është nënë e 5 fëmijëve ku gjatë martesës me Maxi Lopez, lindi tre fëmijë, Valentino Gaston, Constantino Lopez dhe Benedicto Lopez. Ndërsa me ish-kapitetin e Interit ka vetëm dy vajza Francesca dhe Isabella Icardi.

Related posts

ËSHTË FUTBOLLISTI I OLYMPIQUE LYON/ Memphis Depay vjen me një projekt muzikor (VIDEO)

Delo.autor

YLLI NUK LUAJTI AS NË FIRENCE/ Wanda sulmon sërish: Icardin e bëjnë të duket si…

Delo.autor

NGA SPANJA NË ITALI/ Vilma Masha shkëlqen edhe në pushimet verore (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment