Sport Të tjera

GARAT E AUTOMOBILIZMIT/ Auto Club Albania organizon garën “Trofeu Skënderbej”

Garat e automobilizmit janë gjithnjë të pasura me adrenaline dhe një ndër evenimentet që dhuron më shumë emocione është “Trofeu Skënderbej – Kruja Hill Climb 2018”.

Një kompeticion që sheh përballë disa nga pilotët më të mirë në Ballkan, teksa për herë të parë marrin pjesë edhe pilotë amatorë. Provat e lira të zhvilluara në rrugën e Malit Sari-Salltik në Krujë të cilat i paraprinë garës së 1 Korrikut i shërbyen pilotëve për tu njohur sa me mire terrenin.

Sekretari i sportit i shoqatës “Auto Club Albania” e cila organizon këtë event të veçantë Sokol Duma shpreson që në të ardhmen të zhvillohet një kampionat me 6 gara.Një ndër pilotët favoritë për fitoren përfundimtare është polaku Gregor Duda, i cili vlerëson në maksimum mënyrën se si është organizuar ky eveniment.

“Shqipëria është një vend mjaft i bukur dhe megjithëse kam 22 vite që garoj, mendoj se ky itinerar në këtë garë është ndër më të veçantit ku kam marrë pjesë. Nuk e di nëse do të arrij të fitoj, do bëj maksimumin dhe të shohim çdo të ndodhë në garë”, tha piloti polak.

Trofeu “SKënderbej-Kruja HIll Club 2018” zhvillihet prej disa vitesh dhe është i njohur nga FIA, pra federata ndërkombëtare e automobilizmit.

Related posts

PRAPASKENA/ “Ishte gati për të shkuar te Reali”, menaxheri i Van De Bekut: Gjithçka u prish prej…

Delo.autor

ZYRTARE/ UEFA hap hetim për faktet e PSG-Basaksehir në Champions. Ja kush akuzohet…

Delo.autor

LEGJENDA SUEDEZE/ Ibrahimovic: Messi gjithmonë garon kundër Perezit, jo për…

Isa.Autor

Leave a Comment