Futboll Sport

ISH-MBROJTËSI I BRAZILIT NË KRIZË TË THELLË/ Cafu humb 5 prona për shkak të…

Ish-mbrojtësi i djathtë i Brazilit, Marcos Evangelista de Morais, i njohur nga të gjithë me emrin e shkurtër Cafu është i zhytur në borxhe të mëdha.

Gazeta braziliane “Folha de S.Paulo” raporton se Cafu ka hyrë në krizë të thellë ekonomike dhe me vendim gjykate 49-vjeçari ka humbur 5 prona për shkak të borxheve.

Pamundësia për të shlyer kreditë dhe borxhet e marra nga “Capi Penta International Player”, një shoqëri menaxherësh të sportistëve, që i përket Cafu dhe bashkëshortes së tij, ka çuar në konfiskimin e 15 pronave të tjera të çiftit.

“Është problemi im personal. Mund të jap pronat e mia të paluajtshme, makinën time, shtëpinë time, mund të jap atë që dua për të paguar borxhet” – ka deklaruar Cafu, i cili është përzgjedhur ambasador i Brazilit për Botërorin e vitit 2022, që do të zhvillohet në Qatar.

Cafu bëri gati 400 paraqitje për Romën dhe Milanin midis viteve 1997 dhe 2008, duke fituar dy Scudetto dhe një Ligë të Kampionëve.

Ai gjithashtu është i vetmi lojtar në histori që ka luajtur në 3 finalet e Kupës së Botës, dy prej të cilave i fitoi (1994 dhe 2002).

Related posts

NJË GOL PËR REKORD/ Shënohet për 13 sekonda pa prekur topin (VIDEO)

F.autor

SKANDALI/ VAR-i gabon dhe jep penallti të turpshme në Spanjë

Delo.autor

LAJME TË MIRA DHE TË KËQIJA/ Juventusi merr sinjalet e para nga Dibala, MekKini dhe Kieza

Delo.autor

Leave a Comment