Futboll La Liga Sport

KUSHTON 50 MILIONË EURO/ Barcelona piketon zëvendësuesin e Jordi Alba tek klubi…

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi si zëvendësues i Jordi Albës dhe mesa duket atë e kanë gjetur në Spanjë.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Real Betisit, Junior Firpo, i cili shihet si profili ideal për të qenë alternativë e Albës.

22-vjeçari ka një klauzolë largimi 50 milionë euro dhe pikërisht ky çmim konsiderohet i lartë nga katalanasit.

Lojtari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës, dhe do të tentojnë ta transferojnë në “Camp Nou”, për një çmim më të ulët.

Pasi hoqën dorë nga nënshkrimi me brazilianin Luis Filipe, për shkak të moshës së madhe të lojtarit, tani po tentojnë të transferojnë një lojtar me moshë të re.

 

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ibrahimovic mund të qëndrojë te Milani gjatë, pritet të marrë rolin e…

Delo.autor

MINUTË PAS MINUTE/ Kroacia dhe Danimarka do ta diskutojnë kualifikimin përmes penalltive

Isa.Autor

Ngjashmëria/ Ronaldinho tregon si Mbappe i “kopjoi” golin 15 vite më vonë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment