Futboll La Liga Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Barcelona kthen në klub për 4 milionë euro talentin…

Sezonin që shkojë Marc Curcurella, ishte i huazuar tek skuadra  e Eibar, me të cilën bëri paraqitje mahnitëse.  Për këtë arsye  ata kishin vendosur për ta blerë futbollistin nga Barcelona për shumë  e 2 milion eurove.

Por klubi ‘blaugran’ reagoi menjëherë dhe vendosi ta riblejë talentin për shumën e 4 milion eurove. Këtë gjë ja mundësonte kontrata që ishte firmosur me ekipin e Eibar.

Cucurella, kishte shkuar në Eibar për të fituar më shumë përvojë. I riu i Barcelonës e bëri pikërisht këtë gjë. Ai luajti në 33 ndeshje, 31 në ligë dhe 2 në kupë, dhe e shënoi nga një gol në secilën garë.

Goli i Cucurellas në ligë erdhi pikërisht në ndeshjen kundër Barcelonës në “Iperua”, ndërsa golin në kupë e shënoi në fazën e 1/16  të finales, kundër Sporting Gijonit.

20-vjeçari i ka zhvilluar 54 ndeshje për ekipin e rezervave të Barcelonës përgjatë dy sezoneve me katalanasit. Gjatë kohës sa ishte ende lojtar i ekipit U19, ai ishte pjesë e skuadrës që siguroi promovimin në ligën e dytë dhe pastaj në ligën e parë.

Cucurella e bëri debutimin e tij zyrtar për ekipin e parë të Barcelonës në Kupën e Mbretit kundër Real Murcias më 24 tetor të vitit 2017 dhe iu bashkua ekipit të parë për turneun parasezonal në SHBA në vitin 2018.

Related posts

Zidane ka një ofertë “të çmendur”, nëse e largon Florentino Pérez (nuk është PSG)

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Chelsea-Everton. Rezultati 4-0

Delo.autor

INTER LARGON NJË TJETËR LOJTAR/ Nisin negociatat me klubet e interesuara, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment