Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ “DEMAVE”/ Trajneri i Qarabagut: Përvoja duhet të na ndihmojë, veçanërisht…

Trajneri i Qarabagut, Gurban Gurbanov, doli ditën e sotme në konferencë para mediave azere, në vigjilje të takimit të nesërm ndaj Partizanit.

Gurbanov u shpreh se Partizani kundërsulmon rrezikshëm, dhe kjo i ka hapur punë edhe në ndeshjen e parë, ndërsa tha se avantazhi i ekipit të tij është eksperienca e fituar në Kupat e Europës.

“Rivali ynë, Partizani, është shumë serioz dhe i disiplinuar. Mbrohen mirë dhe me agresivitet, dhe kjo na hapi punë në ndeshjen e parë. Partizani kundërsulmon rrezikshëm. Do jetë ndeshje e fortë, por do provojmë të luajmë me mendjen e kthjellët. Do kërkojmë të kënaqim tifozët me një ndeshje të mirë”, tha tekniku i azerëve.

“Ne kemi përvojë në Europë, në një farë mënyrë kjo bën avantazh. Sidoqoftë, jam i shqetësuar kur arrin suksesin, dhe vjen një kohë që ka edhe dështime. Por, përvoja duhet të na ndihmojë, veçanërisht para tifozëve”, theksoi Gurbanov.

Related posts

Chelsea gati të finalizojë marrëveshjen me sulmuesin argjentinas të Juventusit…

Isa.Autor

SURPRIZË NË KONFERENCË/ Jurgen Klopp përqafon sozinë e tij (VIDEO)

F.autor

GEORGINA RODRIGUEZ PRET PROPOZIMIN PËR MARTESË/ Mamaja e Ronaldos del kundër: Ajo kërkon të përfitojë para

Delo.autor

Leave a Comment