Futboll Seria A Sport

TREGON ARSYET QË ZGJODHI JUVENTUS/ Rabiot thur elozhe: Ja pse u vesha bardhezi

Adrien Rabiot ka nisur prej pak ditësh aventurën e tij me Juventusin, teksa tregon se është ndjerë mjaft mirë, duke treguar edhe arsyet që e shtynë t’i bashkohet klubit kampion në fuqi të Italisë.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Juventusit, pasi është një klub i madh, me histori e prestigj. Një nga arsyet që zgjodha Juventusin, është se doja të përmirësohesha dhe të ngrija nivelin tim të lojës, në një tjetër stad”, tha francezi.

Më pas Rabiot tregoi edhe pozicionin e tij të preferuar në fushën e lojës, ndërsa pranoi se edhe ish kapiteni i bardhezinjve, Gigi Buffon ndikoi shumë në zgjedhjen e tij.

“Jam i majtë dhe më pëlqen të bëj gjëra të ndryshme në fushë. Ndihem një mesfushor ofensiv, por më pëlqen të ndihmoj edhe mbrojtjen. Jam një lojtar “box to box”, siç thonë së fundi. Buffon më ka folur shumë për ambientin te Juve dhe natyrisht që ndikoi disi në zgjedhjen time finale”, tha mesfushori i talentuar francez.

Related posts

HUMBJA E DYTË RADHAZI/ Barcelona mposhtet nga Rayo Vallecano dhe vazhdon krizën

Delo.autor

PLAS TEK ITALIA/ Trajneri Mancini kërcënon dy futbollistët: Mos tallni b*thën, Kean po pret në shtëpi

Delo.autor

TËRMET TEK JUVENTUSI/ Nga bardhezinjtë LARGOHET edhe kampioni i botës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment