Futboll Sport

INTER ZYRTARIZON DY LARGIME/ Lojtarët e talentuar prezantohen me skuadrat e reja…

Interi ditën e sotme ka zyrtarizuar dy largime.

Zikaltërit i kanë dhënë mundësinë lojtarëve të rinj që të huazohen për të pasur më shumë minuta aktivizimi me skuadra të tjera.

Yann Karamoh është huazuar për një vit tek Parma, me të drejtë blerje për 12 milionë euro dhe Inter do të mbajë 50% të vlerës së kartonit në rast rishitje.

Sulmuesi ka rinovuar njëkohësisht kontratën me klubin zikaltër, që shkon deri në qershor të vitit 2023.

Gjithashtu edhe mbrojtësi 21-vjeçar Andreaw Gravillon u huazua për një sezon tek Sassuolo, me këta të fundit që kanë të drejtë ta blejnë në fund të sezonit.

Related posts

JUVENTUS-ROMA/ Të dy ekipet në “luftë” për një vend në gjysmëfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIGUE 1/ Nice gjen pasuesin e Favre, është ish mesfushori i Interit dhe Juventusit

Sadik.Autor

Frankfurti mposht Mainz dhe arrin Championsin, zhgënjen Hamburgu

Q.Autor

Leave a Comment