Futboll Seria A Sport

INTER SYNON PËRFORCIME/ Marotta i “rrëmben” Juventus objektivin e merkatos…

Interi po mendon për të përforcuar skuadrën në merkaton e janarit me Christian Eriksen që mbetet emri më i nxehtë. Një tjetër futbollist që pritet t’u bashkohet atyre është sulmuesi i Chelseas, Gerard Girourd. Drejtuesit nuk po mendojnë të forcojnë grupin vetëm për këtë merkato, por dhe për të ardhmen.

Emri që po ndiqet së fundmi nga italianët është ai i Tahith Chong. I riu nuk do të rinovojë me Manchester United dhe shumë klube po mendojnë ta joshin. Juventusi ka nisur sulmin drejt tij duke i ofruar 2 milion euro në momentin e nënshkrimit si futbollist i lirë dhe 30 mijë euro në javë.

Interi duket se do të futet skiç dhe shpreson të arrijë te i riu që ka luajtur shtatë ndeshje me United në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi i krahut luan në krahun e djathtë, por mund të integrohet dhe në krahun e majtë të fushës.

Related posts

U PREZANTUA TEK MILAN/ Flet Ibrahimovic: Mund të shënoj nga 40 metra, jam “djall”…

Delo.autor

FITOJA E DYTË RADHAZI/ Goli i Bajramit nuk mjafton, Roma i merr tre pikët Empolit

Delo.autor

Antonio Conte: “Chelsea” duhet të jetë realiste

Sadik.Autor

Leave a Comment