Futboll Sport

GAFË EPIKE/ Klubi turk prezanton sulmuesin e gabuar

Na ka ndodhur shpesh që t’i ngatërrojnë lojtarët për shkak të ngjashmërive apo mbiemrit në shpinë. Por që një gjë e tillë do të bënte xhiron e botës ishte e paparashikueshme. Në fakt, një ngatërresë e tillë është bërë gjatë kësaj merkato verore dhe protagonist është bërë klubi i Superligës turke, Menemenspor.

Skuadra e sapo ngjitur në elitën e futbollit turk kishte shënjestruar sulmuesin e Salernitana, Lamin Jallow, por firmosi me një Jalloë tjetër. Përveçse mbiemrit,
Alfa Jallow kishte edhe disa të përbashkëta të tjera, futbollistë dhe …ganez. Por ndryshe nga Lamin që aktivizohej në Seria B italiane, Alfa ishte pjesë e GD Alcochetense në kategorinë e tretë portugeze.

Pikërisht, fakti që kërkohej nga një skuadër e elitës në Europë bëri që negociatat të mbylleshin shumë shpejt. Por, kur Menemenspor e kuptoi, diçka të cilën e identifikoi pas testeve mjekësore dhe prezantimit prishi kontratën e nënshkruar me Alfa Jallow.

Ndërkohë, Lamin Jallow është në Itali, ku klubi i tij, Salernitana është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri, ndërsa Alpha vazhdon të kërkojë për një ekip të ri.

Related posts

E BUJSHME/ Do të thyente rekordin e Neymar, Tottenham i vendos çmim të frikshëm Kane

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Tragjedia në Leister, policia konfirmon të pesta viktimat e aksidentit (FOTO)

Isa.Autor

Roberto Carlos: Nuk ka Top të Artë për Neymar/ Sa të jenë në formë Messi dhe Ronaldon

Sadik.Autor

Leave a Comment