Futboll Kategoria Superiore Sport

SYNON PËRFORCIME NË MERKATO/ Kukësi arrin akordin me dy lojtarët e klubit…

Sido që të shkojnë punët në Ligën e Europës në përballjen me Debrecenin ku shanset për kualifikim janë të pakta, te Kukësi i kanë idetë e qarta sa i përket përforcimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Gavazaj skenderbeu

Burime të besueshme në kampin verilindor pohojnë për gazetën se është drejt konkretizimit marrëveshja me dy mesfushorët, Enis Gavazaj dhe Gjelbrim Taipi, futbollistë që janë kërkuar me ngulm këtë merkato vere nga nënkampionët e Shqipërisë.

Deri më tani këta dy lojtarë kanë qenë disi të varur nga situatat me klubet e tjera, teksa Gavazaj e ka më të lehtë t’i bashkohet Kukësit tani që Skënderbeu mori vendimin e KAS. Dihej që presidenti Takaj kishte vendosur “veton” për të, pasi shpresonte te një lajm i mirë për korçarët nga KAS, por tani duket se është hapur drita jeshile për 24-vjeçarin që t’u bashkohet kuksianëve.

E njëjta situatë edhe me Taipin, i cili tanimë nuk e mban të lidhur asnjë kontratë me klubin e tij dhe mësohet se presidenti Gjici i ka kërkuar stafit të mbyllin sa më parë afrimin e mesfushorit në radhët e klubit të tij. Sipas të gjitha gjasave, pas përfundimit të sfidës së kthimit të Kukësit me Debrecenin, do të bëhet edhe zyrtarizimi i tyre.

Related posts

TIFOZËT NË FESTË/ MILANI ka një objektiv të madh, kuqezinjtë kanë gati “skarcimet”

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Kompanitë e basteve e bëjnë të kryer, sulmuesi italian një hap larg kalimit tek Inter

Delo.autor

Lazio dhe Igli TARE nuk ndalen/ Italianët firmosin me sulmuesin dhe mesfushorin e njohur

Isa.Autor

Leave a Comment