Futboll Kategoria Superiore Sport

PUBLIKOHET LISTA/ Katër lojtarë në qendër të merkatos, tek Tirana vendosin ultimatum për shitjen e talenteve

Jurgen Çelhaka, Marsel Ismajlgeci, Visar Bekaj, Erjon Hoxhallari. Të katër lojtarët janë në qendër të merkatos. Nga ana tjetër, drejtuesit e bardhebluve u kanë bërë të qartë menaxherëve të lojtarëve që duhet të shpejtojnë dhe brenda qershorit të vendosin për të ardhmen e lojtarëve, nëse do të qëndrojnë te Tirana apo do të shiten.

Nëse lojtarët nuk shiten, atëherë do të llogariten në sezonin e ri me Tiranën dhe në skuadrën e Shehit. Në merkato janë disa lojtarë në këtë moment, me bardheblutë që duan të arkëtojnë para për të ndërtuar një sezon të ri.

Për Ismajlgecin, Çelhakën, Bekajn dhe Hoxhallarin ka disa kërkesa në tavolinë, por ende nuk ka asgjë zyrtare. Në ditët në vazhdim do të shihet situata në dalje e skuadrës bardheblu. Vetëm vitin e shkuar Tirana arkëtoi 800 mijë euro nga shitja e lojtarëve.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Tirana. Rezultati 1-1

Delo.autor

I LINDUR PËR TË KRIJUAR LAJME/ Ja gafa e Prince Boateng që injoron dy herë “Pleshtin” (VIDEO)

Delo.autor

GIRONA-REAL MADRID/ “Kupa e Mbretit”: “Los Blancos” në këtë ndeshje nuk duhet të pësojë humbje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment