Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Luhet ndeshja kualifikuese Europa League Teuta-Ventspils. Rezultati 1-0

Përmbysja e rezultatit 3-0 për Teutën është një mision i vështirë, por jo i pamundur. “Djemtë e detit” kanë zbritur në fushë  në orën 17:00 në fushën e lojës për të luajtur sfidën e kthimit të raundit të parë paraeliminator të Ligës së Europës.

Letonezët e Ventspils vijnë me fitoren 3-0 në duelin e parë, por të besuarit e trajnerit Shkëmbi kanë besim dhe janë optimist se mund t’ia dalin. Tekniku korçar ka bërë publik edhe formacionin zyrtar që do të hedhë në fushën e lojës për të kërkuar mrekullinë.

Ndryshe nga sfida e parë, Shkëmbi ka ulur në stol Prognin, duke preferuar një skemë me 2 sulmues, ku Nikaç dhe Bushiç, do të jenë në majë të sulmit. Gjithashtu nga minuta e parë starton edhe Avdyli, i cili mungoi në sfidën e parë.

Kjo përballje do të gjykohet nga një treshe arbitrash nga Izraeli, me kryesor Erez Papir, teksa ndihmësa të tij do të jenë Matityahu Yakob dhe Valentyn Kuzhevski.

LIVE | TEUTA – VENTSPILS 0-0

KOMENTI LIVE: 

48’/ Shënon Sherif Kallaku për durrsakët golin e avantazhit

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

BOLOGNA – JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” kërkojnë fitoren për të mbrojtur titullin e “Cuppa Italia” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Arbitri zbulon të vërtetën e Zidane, si e goditi me kokë Materazzin (VIDEO)

Isa.Autor

Vllaznia zbulon kundërshtarin në Champions, Allegri tërheq goglat

Isa.Autor

Leave a Comment