Futboll Sport

FITORJA NË “NIKO DOVANA” NUK MJAFTON/ Teuta eliminohet nga Europa League

Triumfi 1-0 në shtëpi ndaj Ventspils nuk mjafton. Teuta eliminohet nga Liga e Europës. Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk ka arritur të përmbysë disfatën 3-0 në takimin e parë, teksa pavarësisht dominimit në përballjen e sotme, nuk ka arritur të shkojë më shumë se fitorja 1-0.

Ishte mesfushori Kallaku, që në minutën e 47-të, me një lëvizje mjeshtërore “alla Zidan”, shmangu mbrojtësit kundërshtare, duke zhbllokuar sfidën.

Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, “djemtë e detit” nuk arritën të gjenin sërish rrugën e rrjetës, duke i dhënë “lamtumirën” kompeticionit europian, në fazën e parë.

Related posts

E KRYER/ Monza e Berluskonit dhe e Galianit nuk ndalet në merkato, arrijnë akordin me lojtarin e Juventusit

F.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT PËR STOLIN “KUQEZI”/ Në Itali janë të sigurtë: Edi Reja do jetë trajneri i Kombëtares, ja kur pritet

Delo.autor

ATALANTA-JUVENTUS/ Mbrojtja bunker, Pirlo me sytë nga CR7 në Coppa Italia. Ja statistikat…

Delo.autor

Leave a Comment