Futboll Sport

PAS ELIMINIMIT NGA EUROPA LEAGUE/ Trajneri Shkëmbi: Kemi një elip të cunguar, shpresoj të…

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas fitores 1-0 ndaj Ventspils në “Niko Dovana”, por që për fat të keq nuk arriti t’i sigurojë një biletë për në turin tjetër.

Në mikrofonin e “Rtsh”, Shkëmbi u shpreh se ekipi i tij bëri një ndeshje të mirë edhe në një orar të vështirë për të luajtur, por ndërkohë theksoi se ekipi i tij ka ende nevojë për afrime.

I mërzitur për skualifikimin?

Dua të falënderoj djemtë për këtë paraqitje, në një orar të vështirë për të luajtur futboll. Më vjen keq që nuk arritëm të shënojmë më shumë për t’u kualifikuar.

Lojtarët e rinj të ardhur në merkato?

Gjithmonë do them në intervista që jam i kënaqur me ta. Lojtarët e ardhur do na ndihmojnë shumë për në kampionat. Bënë një ndeshje të mirë sot. Do ishte më mirë që të kualifikoheshim e të vazhdonim rrugën në Europë, por ndoshta paguam gabimet e ndeshjes së parë.

Teuta gati për sezonin e ri?

Kjo është Teuta në përgjithësi, por do shikojmë, pasi kemi nevojë për afrime. Kemi një grup të cunguar. Shpresoj të gjejmë lojtarët e duhur.

Largime nga durrsakët?

Duhet të qetësohemi njëherë, por nuk mendoj se do ketë shumë largime. Mund të ketë ndonjë emër, por jo shumë largime. Kur themi që kemi pak lojtarë, mund të ikë ndonjë i veçantë, por do punojmë edhe për të afruar të tjerë, pasi kemi nevojë.

Related posts

COVID-19/ Shpërthim infektimesh tek skuadra e lojtarit të Kombëtares, rrezikohet ndeshja e Serisë A

Delo.autor

SKRINJAR “bën me zemër” INTERIN, REFUZON rinovimin e kontratës dhe KËRKON…

Isa.Autor

TIRANA-DINAMO/ Xhixha shmang mbrojtjen dhe ndëshkon “Blutë”. Ndërhyn VAR… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment