Futboll Sport

KUKËSI-DEBRECEN/ Gafa e Frashërit, hungarezët shënojnë me portën e boshatisur (VIDEO)

Kukësi luan ditën e sotme ndeshjen e kthimit në turin e parë të Europa League, në “Elbasan Arena” përballë Debrecenit.

Ekipi i Ernest Gjokës, u mund thellë me shifrat 3-0 në takimin e parë të zhvilluar në Hungari, edhe pse duhet theksuar se bëri një paraqitje të mirë veçanërisht në pjesën e parë. Tashmë, verilindorët do të luajnë gjithçka për gjithçka, teksa shpresojnë edhe tek mrekullia.

Një numër i pakët tifozët do të mbështesin skuadrën verilindore në përballjen e sotme. Disfata në sfidën e parë, ka zbehur interesin e kuksianëve.

Gafa e portierit Stivi Frashëri, i cili nuk largon siç duhet topit, teksa hungarezët shënojnë me portën e boshatisur, me anë të futbollistit Zatmari.

Related posts

Juventus në garë për Hysajn, i përgjigjet Napoli

Q.Autor

“THE BEST FIFA”/ Dominim absolut i Man.City, por në mes është Messi. Pep favorit kryesor për trajnerin e vitit

F.autor

5 arsye përse Kroacia mund të fitojë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Leave a Comment