Futboll Premier League

Mahrez bëhet problematik, Leicester përgatit një gjobë rekord

Riyad Mahrez ka mbushur ditën e tretë pa u stërvitur me skuadrën e Leicester dhe klubi e ka gjobitur me pagën e dy javëve. Sulmuesi nga Algjeria nuk ka qenë i pranishëm në “Belvoir Drive”, që nga dita e martë dhe nuk udhëtoi me skuadrën për në ndeshjen e së mërkurës kundër Everton. Ai kërkoi të shkonte te Manchester City, që kishte ofruar 60 milionë euro për shërbimet e tij, por marrëveshja nuk u arrit sepse Leicester pretendoi 90 milionë euro për 26-vjeçarin.

Ish-futbollisti më i mirë i Premier League kërkoi personalisht largimin nga klubi, por kërkesat e tyre financiare u konsideruan shumë të larta nga Manchester City

Mahrez ka pasur një bisedë edhe me familjen Srivaddhanaprabha, pronare e Leicester, por këta të fundit e kanë urdhëruar që ai të qëndrojë në skuadër, të paktën deri në verën e ardhshme. Ky vendim e ka mëritur tejmase Mahrez që nuk është paraqitur më në stërvitje, sepse edhe ai mendon se 90 milionë euro janë shumë për kartonin e tij. Aktualisht, Mahrez është gjobitur me 50 mijë paundë, por nëse nuk do të paraqitet as nesër në stërvitje atëherë kjo gjobë do të shkojë në 200 mijë paundë.

Related posts

HAKMARRJA E BRAZILIT/ Kush refuzoi kombëtaren dhe s’luan dot në Premier League këtë fundjavë

Delo.autor

RIKTHEHET DUELI PAS 45 MUAJSH/ Ja kush e motivon Partizanin në Ballsh

Delo.autor

Përdhunoi shqiptaren! Zbulohen motivet e dënimit të Robinhos

Q.Autor

Leave a Comment