Futboll Sport

“MAGJIA” PREJ 37 VJEÇARI/ Ibrahimovic shënon tre super gola në Amerikë (VIDEO)

Ka qenë nata e Zlatan Ibrahimoviç në MLS, duke shënuar tre super gola në fitoren 3:2 të Los Angeles Galaxy, kundër Los Angeles FC.

Edhe pse tashmë është 37 vjeç, Ibrahimoviç po vazhdon të ruajë formën e mirë këtë sezon në MLS, me 16 gola të shënuara në 17 ndeshje.

Ish sulmuesi i Suedisë, golat i shënoi në minutat 8’, 56’ dhe 70’, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në anën tjetër, për Los Angeles FC, shënoi dy herë Carlos Vela, ish lojtari i Arsenalit.

Golat e Zlatan Ibrahimoviç mund t’i shijoni në videon e mëposhtme:

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ “SHPRESAVE”/ Mbrojtësi i Çekisë pa polemika: Unë jam serb, futbollistët kosovar po përfaqësojnë…

Delo.autor

“Përralla” e sulmuesit/ Katër muaj më parë luante në RRUGËT e Guineas, tani po sfidon NEYMAR

Isa.Autor

Shpërthen presidenti i Arabisë: Disa futbollistë do të dënohen, dhanë vetëm 5 %

Sadik.Autor

Leave a Comment