Futboll Seria A Sport

MILAN NUK HEQ DORË/ “Kuqezinjtë” duan me çdo kusht lojtarin e Juventus…

Milani është në kërkim të një mbrojtësi, dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga lojtari i Juventusit, Merih Demiral.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë e pëlqejnë shumë talentin turk, dhe dëshirojnë ta kenë në skuadrën e tyre. Bardhezinjtë kërkojnë 35 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin, shumë kjo që konsiderohet e lartë nga drejtuesit e Milanit.

Djalli dëshiron ta marrë në huazim 21-vjeçarin, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Marrëdhëniet midis klubeve janë të shkëlqyera dhe bisedimet janë në vazhdim, por “zonja e vjetër” beson tek potenciali i Demiral, dhe nuk dëshiron ta lerë të largohet pa një opsion për ta kthyer atë në të ardhmen.

Gjithsesi edhe për mbrojtësin do të ishte një mundësi e mirë transferimi në “San Siro”, duke ditur që tek Juventusi nuk mund të aktivizohet, për shkak të konkurrencës me De Ligt, Kielinin, Bonuçin dhe Ruganin.

Related posts

I MAHNITUR NGA NJË SHOK SKUADRE/ Neymar: Është gjeni, më çuditi më shumë se Mbappe

Delo.autor

SYNOJNË SUPERLIGËN/ Klubi SHQIPTAR me president të ri, gati privatizimi

Isa.Autor

NUMRI “7” KTHEHET NË ÇËSHTJE TE JUVJA/ Zëvendësuesi i Ronaldos nuk e preferon

Delo.autor

Leave a Comment