Futboll Sport

ASIA TROPHY/ Wolves e mposht në finale të besuarit e Guardiolës

Wolverhampton Wanderers fiton “Premier League Asia Trophy”, pasi mposhti Manchester City-n në finale pas goditjeve të 11-metërshave me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Në “Hongkou Stadium” të Shangait koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, por duhet theksuar se në minutën e 21-të Raheem Sterling dështoi përballë portierit Patricio nga pika e bardhë e penalltisë.

Sikur të mos mjaftonte gafa e një sulmuesi me shumë eksperiencë si Sterling, në ruletën e penalltive, që do të vendoste fituesin, Citizens shënuan vetëm 2 nga 5 goditjet e tyre, duke gabuar në total 4 11-metërsha, ndërsa për Wlverhampton nuk peshuan gabimet e Coady dhe Kilman, pasi në përfundim të serisë së pestë rezultati ishte 3-2.

E pabesueshme sesi dy lojtarë me shumë përvojë si Gundogan dhe David Silva u treguan të pasaktë në dy seritë e para, ndërsa në serinë e fundit disfatës përfundimtare të skuadrës së Pep Guardiolës ia vuri vulën Nmecha.

Ne finalen për vendin e tretë Newcastle triumfoi 1-0 me West Hamin me gol të japonezit Muto në minutën e 34-t.

Related posts

ICARDI LARG INTERIT/ Por Maksi Lopez e “burgos” në Itali, ja arsyeja

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Bilanci i frikshëm i Angli-Skoci, ja sa tifozë të infektuar me COVID-19 ishin në “Wembley”…

Delo.autor

TENSIONET QË NUK U PANË NË WEMBLEY”/ Tifozi shqiptar konfliktohet me policinë dhe shoqërohet në rajon (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment