Futboll Seria A Sport

MUNGON VETËM FIRMA/ Transferohet drejt Monacos lojtari i Milan…

Monako nuk heq dorë nga Andre Silva. Të premten, zëvendëspresidenti i monegaskëve ndodhej në Milano së bashku me menaxherin e sulmuesit portugez, Zhorge Mendez, për të çuar përpara operacionin.

andre silva

Dhe diskutimet me Milanin duken në rrugë të mbarë. Të martën priten firmat. Kuqezinjve pritet t’u shkojnë 25 milionë euro, plus bonuset për sulmuesin.

Kuqezinjtë janë të vendosur për ta shitur luzitanin, të cilin e paguan 38 milionë euro dy vite më parë, së bashku me Kutronen, sepse fondet e tyre do të shërbenin për të investuar operacionin financiar për të transferuar Korrean. Monako është bindur nga talenti i 23-vjeçarit, i cili sezonin e fundit luajti i huazuar te Sevija.

Related posts

U PREZANTUA TEK PARMA/ Mbrojtësi shqiptar publikon mesazhin e lamtumirës: Dua të falënderoj… (FOTO)

Delo.autor

SFIDA DERBI NDAJ MILAN PËR COPPA ITALIA/ Inzaghi: Do të jetë betejë, ja çfarë mund ta bëjë diferencën

Delo.autor

Dëmtimi në kofshë, Llallana: Nuk do më ndaloj të shkoj në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment