Futboll La Liga Sport

“NUK KAM ASGJË PERSONALE ME TË”/ Zidane konfirmon: Po punojmë për largimin e Gareth Bale tek…

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në SHBA u zhvillua ndeshja, në kuadër të International Champions Cup midis Real Madrid dhe Bayern Munich.

Kjo ndeshje u fitua nga ekipi gjerman me rezultatin 3-1

Në fundin e takimit trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane,  dha një prononcim për mediat, ku u pyet dhe mbi çështjen e Gareth Bale .

Ky i fundit nuk luajti asnjë minutë, ndërsa tekniku francez konfirmoi se nuk e ka në plane dhe se po pret që të largohet sa më shpejt, ndaj nuk ka ndërmend ta aktivizojë.

“Bale nuk luajti sepse është për të ikur. Po punojmë për largimin e tij në një tjetër klub dhe situata është e tillë që sa më shpejt të largohet, aq më mirë do jetë për të gjithë. Nuk kam asgjë personale me të, por thjesht ka ardhur koha që të marrim disa vendime dhe njëri prej tyre është të largojmë Bale”, tha Zidane.

Uellsiani iu bashkua Realit të Madridit në verën e 2013-ës dhe në 6 sezone, ka zbritur në fushë plot 155 herë, duke shënuar edhe 78 gola, por nuk bën pjesë në planet e Zidane dhe klubi spanjoll po kërkon një destinacion të ri për të.

Related posts

NDRYSHIME FORMATI PËR TË ARDHMEN/ Presidenti Ceferin jep lajmin, ja si do të ndryshojë Champions nga viti 2024

Delo.autor

EKIPI AMATOR/ Njihuni me skuadrën që i mori të gjithë “zvarrë” duke shkruajtur historinë

Isa.Autor

Prapavija e PARTIZANIT me probleme, trajneri Gega duhet të modifikojë mbrojtjen për Mariborin

Isa.Autor

Leave a Comment