Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Milan arrin marrëveshjen me “fantazistin” Correa, pengesë mbetet…

Milani ka zgjedhur fantazistin argjentinas Angel Correa për ta vënë në dispozicion të trajnerit Marco Giampaolo dhe sipas mediave spanjolle, mes futbollistit dhe klubit kuqezi është arritur marrëveshja totale tashmë.

Megjithatë mbetet problem Atletico e Madridit, që ka kartonin e futbollistit dhe kërkon plot 50 milionë euro që ta lërë të lirë, një shifër kjo që Milani natyrisht që nuk ka as mundësinë dhe as dëshirën ta paguajë.

Kuqezinjtë pritet të zbarkojnë javën e ardhshme në Madrid, ku do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro, për Correan, ofertë kjo që mund të refuzohet nga drejtuesit e Atleticos, por që do të shërbejë si pikënisje për negociatat.

Fantazisti 24-vjeçar është pjesë e Atleticos së Madridit që prej vitit 2014 dhe ka luajtur 130 ndeshje, duke shënuar edhe 20 gola. Correa shikohet si njeriu ideal për të luajtur pas sulmuesve, në skemën 4-3-1-2, që përdor trajneri i Milanit, Giampaolo.

Related posts

Grima dhe Rrahmani optimistë: Ndaj Bjellorusisë për fitoren e parë

Sadik.Autor

REVOLUCION NË FORMACIONIN E TIRANËS/ Ja si pritet të rreshtohen “Bardheblutë” ndaj Kukësit

Delo.autor

Mjeku i Napoli-t: Dua të sqaroj se ai nuk ka probleme mendore

Q.Autor

Leave a Comment