Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester United shumë pranë blerjes së talentit francez…

Manchester United është shumë pranë transferimit të lojtarit, që bëri një sezon të shkëlqyer me skuadrën e Lille në Ligue 1, Nicolas Pepe.

Sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’, United është afër marrëveshjes me Lille, për shumën e 70 milionë funteve.

Interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Arsenal e Liverpool, por duket se ‘Djajtë e kuq’ janë ata që kanë marrë kryesimin.

Pepe ishte në formacionin e vitit në Ligue 1 për sezonin 2018/19, sezon kur tërhoqi edhe vëmendjen drejt tij.

Francezi 24 vjeçar kishte shënuar 22 gola duke ndihmuar skuadrën e tij ta mbyllte sezonin në vendin e dytë.

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Operacioni “fshesa” te Dinamo, largohen 5 lojtarë nga blutë e kryeqytetit

Delo.autor

BËN NJË TJETËR GODITJE NË MERKATO/ Milan siguron pasardhësin e Donnarummas…

Delo.autor

“AS MESSI DHE AS RONALDO”/ Bomberi Lukaku befason me emrin e sulmuesit më të fortë

Delo.autor

Leave a Comment