Futboll Premier League Sport

“GARDIANI” ME VALIXHE NË DUAR/ Manchester United merr vendimin e papritur për De Gean

David De Gea ishte me valixhe në duar për tu larguar nga Mançester Junajtid, dhe së fundmi anglezët kanë marrë një vendim për sa i përket të ardhmes së portierit spanjoll.

Drejtuesit anglezë i kanë ofruar portierit të kombëtares së Spanjës, rinovimin e kontratës. 28-vjeçari ka pranuar të rinovojë kontratën, e cila do ta mbajë të lidhur me “djajtë e kuq”, deri në qershorin e 2025.

Gardiani spanjoll do të përfitojë 21 milionë euro në sezon, duke u bërë kështu portieri më i paguar në botë, dhe futbollisti i dytë më i paguar tek Junajtid pas Aleksis Sançez.david de gea

Lojtari do të firmosë kontratën e re, pas kthimit nga Azia ku po zhvillojnë fazën përgatitore. Në fillim të merkatos qarkullonin zëra se portieri do të largohej nga “Old Trafford”, por mesa duket e ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë tek Junajtid.

Related posts

NIS FAZA PËRGATITORE TEK REAL MADRID/ Hazard prezantohet me Zidane dhe shokët e skuadrës

Delo.autor

ATLETICO MADRID-BARCELONA/ Pritet një sfidë e “luftuar” nga të dyja ekipet në “Wanda Metropolitano” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Milani dhe Juventusi në kërkim të fitores së parë, sonte në fushë zbret dhe Real Madridi

F.autor

Leave a Comment