Futboll Premier League Sport

KAM PASUR NJË SEZON TË SHKËLQYER”/ Flet Van Dajk: Ka ardhur koha që “Topin e Artë”…

Virxhil Van Dajk ishte një nga lojtarët më të mirë të Liverpulit, në sezonin e fundit ku fituan edhe Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi anglez fitoi çmimin si lojtari më i mirë në Premier Ligë, fale votave të gjithë lojtarëve që merrnin pjesë.

Në një intervistë ai u shfaq i lumtur për çmimin: “Unë jam i lumtur për çmimin e marrë, është emocionuese sepse është votuar të gjithë lojtarët. Është një nder që njerëzit thonë se duhet të fitoj Topin e Artë, por çfarë duhet të bëj kur unë nuk ndikoj në përzgjedhje. Kam pasur një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, dhe tani duhet të fokusohem vetëm tek sezoni i ri. Duke u përpjekur dhe duke shpresuar se do të kem një sezon më të mirë se ai që kaloi. Unë nuk e kuptoj faktin pse gjithmonë sulmuesit apo numrat 10 fitojnë Topin e Artë, ndoshta tani ka ardhur koha që atë ta marrë një mbrojtës.”, u shpreh Van Dajk.Virgil-van-Dijk

Mbrojtësi i fundit i cili ka fituar Topin e Artë ishte Fabio Kanavaro, në vitin 2006. Dhe mbrojtësi i Liverpulit shpreson që do të jetë ai mbrojtësi i parë pas 13 vitesh që do ta fitojë këtë çmim.

Related posts

Dëmtimi i rëndë i BRAVOS/ Man City PRANË AKORDIT me ish-portierin e LIVERPOOLIT

Isa.Autor

PANUCCI TEK ROMA? Flet Duka: Me seriozitetin që ka besoj se…

Delo.autor

VENDIM I PAPRITUR/ Inzagi drejt shkarkimit, një nga arsyet… mbrojtja me tre

F.autor

Leave a Comment