Futboll Sport

U INJORUA NGA NEYMAR/ Hakmarrja e Draxler është e hidhur

E pat injoruar kohë më parë kur disa kritikave në lojë, Neymar iu përgjigj me: “Kush je ti për të më thënë mua se çfarë duhet të bëj, kur vetë nuk di të bësh tjetër veçse të pasosh topin mbrapa?”.

Tani, pikërisht në kulmin e merkatos së verës dhe kur braziliani është në mes të një stuhie, fundi i të cilës nuk dihet ende, gjermani i PSG, Julian Draxler përfiton nga rasti për tu hakmarrë: “PSG nuk është vetëm Neymar!”.

Thashethemet përqark Neymar nuk më shqetësojnë aspak në nivel personal, por mund të shkaktojnë pakënaqësi brenda kontigjentit. 

Besoj se askujt nuk do t’i pëlqente të lexojë ato që po publikohen. Ai është një superstar. 

Nënkuptohet që Neymar është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne, por PSG nuk është vetëm Neymar!”.

Në fakt, nëse Neymar do të largohet nga PSG, ai që do të përfitonte më shumë nga situata është pikërisht gjermani Draxler.

Mesfushori që u ble bujshëm nga kampionët e Francës ishte titullari i krahut të majtë te PSG, të paktën deri në momentin kur braziliani nuk e skarcoi atë në pankinë.

Tashmë, nëse Neymar do të mbyllë aventurën e tij franceze, atëherë ekzistojnë të gjitha shanset që Draxler të rimarrë pozitat e tij pre titullari.

Related posts

REAL MADRIT NUK HEQ DORË NGA POGBA/ Merr vendimin edhe për Jovic…

Delo.autor

KALENDARI PËR BOTËRORIN 2022/ Publikohen datat e sifdave, ja kur do të luajë “Kombëtarja…

Delo.autor

ME HAP LEGJENDE/ Debutimi me Juventusin, Ronaldo si Maradona

Isa.Autor

Leave a Comment