Futboll La Liga

Suarez, ‘bomberi’ i ri i La Ligas, lë mbrapa Messin dhe Ronaldon

Luis Suarez mund ta ketë pasur një fillim jo edhe aq të mirë në këtë sezon, por ai e ka shpaguar këtë në stil pasi e ka nisur vitin 2018 shumë më mirë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Suarezi e shënoi golin e vetëm të Barcelonës mbrëmë në fitoren minimale ndaj Valencias në “Camp Nou”, në atë që ishte ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, transmeton Express.

Sulmuesi uruguaian i ka shënuar plot nëntë gola në tetë ndeshje në të gjitha garat këtë vit, më shumë se Messi, Ronaldo apo cilido lojtar i La Ligës.

Në përgjithësi, Suarezi i ka shënuar 20 gola në 29 paraqitje për klubin këtë sezon, 11 prej të cilave i ka shënuar para pushimit dimëror në Spanjë.

Ndërkohë, Messi i ka shënuar tetë gola deri më tani në 2018-n, ndërsa Ronaldo katra në gjashtë ndeshje, të gjitha në La Liga.

Related posts

KA RILINDUR/ ROBBEN shijon rolin e tanishëm tek Bayern me gola dhe spektakël

Isa.Autor

Jose Mourinho: Më vjen keq, nuk mund të bëj asgjë për Martial dhe Rashford

Sadik.Autor

Harry Kane dhe Immobile janë mbretërit e Evropës sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat

Q.Autor

Leave a Comment