Basketball Të tjera

CSKA Moskë fiton sfidën “big” me Real, Olympiacos mposht kampionët e Fenerbahce

Ka nisur raundi i 21-të i Euroleague në basketboll për meshkuj, ku janë luajtur 5 takimet e para. Në Moskë, skuadra vendase e CSKA-së fitoi 93-87 ndaj Real Madrid, në sfidën krysore të këtij raundi, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Përballë njëra-tjetrës ishin dy ekipe pretendente për titull, por moskovitët u shkëputën që në fillim dhe administruan avantazhin deri në fund, falë 18 pikëve të Rodriguez dhe 16 të Higgins, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Doncic për spanjollët. Vazhdon të  zhgënjejë skuadra e Barcelonës, që u mund 83-81 nga Armani Milano në fushën e saj (Goudelock, 20 pikë për italianët) . Një humbje që ndërlikon edhe më shumë pozitat e ekipit spanjoll për një vend në play off, pasi ekipi “blaugrana” tashmë renditet në vendin e 13-të, shumë larg 8 skuadrave më të mira.

Nga ndeshja Zalgiris Kaunas – Maccabi Tel Aviv, 99-84

Një tjetër përballje e fortë ishte ajo mes Olympiacos dhe Fenerbahce, me grekët që fituan me lehtësi 95-70 ndaj kampionëve turq. Ndonëse pritej një sfidë e fortë, në fushë dominoi skuadra helene, që korri fitoren e 14-të sezonale, duke qenë forca e dytë në Euroleague. Për grekët u dallua Strelnieks me 19 pikë, ndërsa 24 pikët e Muhammed për turqit mbetën për statistikë. Anadolu Efes mposhti 82-66 Valencia, dy skuadra që synojnë një vend në play off, ndeshje e dominuar nga turqit, që arritën suksesin e shtatë sezonal. McCollum me 24 pikë ishte lider në fushë për turqit. Fiton edhe skuadra lituaneze e Zalgiris Kaunas, që mposhti 99-84 Maccabi, sfidë emocionuese dhe me shumë pikë të realizuara nga të dyja ekipet. Jankunas me 17 pikë u dallua për vendasit në këtë sfidë.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 21-TW

1 shkurt, Anadolu Efes – Valencia, 82-66

1 shkurt, CSKA Moskw – Real Madrid, 93-87

1 shkurt, Barcelona – Armani Milano, 81-83

1 shkurt, Zalgiris Kaunas – Maccabi Tel Aviv, 99-84

1 shkurt, Olympiacos – Fenerbahce, 95-70

2 shkurt, Khimki Moskw – Unicaja Malaga, ora 18:00

2 shkurt, Brose Bamberg – Panathinaikos, ora 20:00

2 shkurt, Baskonia Gazteisz – Crvena Zvezda, ora 20:30

Related posts

NBA “KËRCËNON” SKUADRËN “PELICANS”/ 100 mijë dollarë gjobë për çdo ndeshje që ai lojtar nuk luan

Delo.autor

NBA playoffs/ Boston trondit për herë të dytë Philadelphia-n

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Mercedes zyrtarizon “pilotin e dytë”, ja cili është kolegu i Hamilton (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment