Futboll Seria A Sport

I JEP FUND AVENTURËS NË RUMANI/ Mesfushori shqiptar rikthehet në Itali tek…

Karriera e Elvis Kabashit ende nuk ka marrë formën të cilën pretendonte mesfushori shqiptar.

Futbollisti, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e të rinjve të Juventusit, së fundmi ishte transferuar në Rumani, teksa ishte pjesë e Dinamos së Bukureshtit.

Në fakt, ky ishte një hap i madh për Kabashin, megjithatë gjërat nuk shkuan sipas planit, ndërsa 25-vjeçari nuk arriti të bindë rumunët për të firmosur një kontratë.

Kështu, Kabashi u rikthye sërish në Itali, në ndjekje të një klubi të ri.

Ndërkaq, ka qenë skuadra e Renates në Serinë C, e cila ka zyrtarizuar transferimin e Kabashit.

Mesa duket mesfushori është bindur nga këta të fundit, ndërsa do të nisë karrierën në Itali nga skuadra e Renates.

Related posts

Ylli i ri heziton t’i bashkohet Realit, arsyeja do t’ju befasojë

Sadik.Autor

(FOTO) Manchester City-Bournemouth, publikohen formacionet zyrtare

Q.Autor

MESSI MË I MIRI NË BOTË/ Nuk ka këtë mendim shoku i tij tek ARGJENTINA

Isa.Autor

Leave a Comment