Futboll Sport

NDIZET MERKATOJA E VERËS/ “Djajtë e Kuq” dhe PSG-ja në “luftë” për lojtarin e Juventus…

Mançester Junajtid është një kërkim të një mesfushori, dhe kanë hedhur sytë nga Seria A.

“Djajtë e kuq”, kanë pikëtuar mesfushorin e Juventusit, Blaise Matuidi, i cili mund të largohet këtë merkato nga bardhezinjtë. Sipas asaj që shkruan “TuttoSport”, trajneri Solskjaer e pëlqen shumë mesfushorin francez, dhe së shpejti mund të paraqesin një ofertë në drejtim të kampionëve të Italisë.

Kujtojmë se interes të veçantë për të marrë shërbimet e 32-vjeçarit ka shfaqur edhe PSG-ja, të cilët janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Juventusit.

Pas ardhjes së Rabiot, dhe Ramseit tek “zonja e vjetër”, mund të mos ketë vend për francezin, i cili ndiqet nga disa klube. Gjithashtu tek Juventusi po punojnë për transferimin e Pogba në Torino, që do të thotë se për Matuidin, nuk do të kishte asnjë mundësi për tu aktivizuar.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN E “PLESHTIT”/ Barcelona e ka ndarë mendjen për Messin, ja vendimi për të ardhmen

Delo.autor

Ronaldo, ja pse është “maratonomaku” i Real Madridit në Champions

Sadik.Autor

JUVENTUS-ROMA/ Kumbulla titullar përballë Ronaldos, të dyja skuadrat kërkojnë fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment