Futboll Seria A

Insigne ende jashtë forme, Sarri detyrohet të ndryshojë strategji

Lorenzo Insigne u dëmtua mbrëmjen e 1 dhjetorit, në përballjen me Juventusin dhe vijon të qëndrojë jashtë fushave për Napolin. Mungesa e tij u ndie të napolitanët edhe në sfidën e të dielës, ndaj Fiorentinës, ku skuadra e Sarrit u ndal në barazim 0-0, duke mbyllur takimin e dytë radhazi në Serinë A, pa shënuar gola.

Sulmuesi anësor italian vijon të stërvitet i diferencuar, duke vënë në dyshim prezencën e tij në transfertën ndaj Torinos, e planifikuar të luhet të shtunën në orën 18:00. Sipas medieve pranë klubit të Napolit, trajneri Sarri po planifikon një formacion pa Insignen në fushë, pasi nuk beson se mund të rikuperohet deri të shtunën.

Related posts

ZYRTARE/ Barcelona rinovon akordin deri më 2026 me yllin Pedri, i vendos klauzolë “astronomike” prej…

Delo.autor

I MUNDI NË SUPERKUPË/ “Pa Ronaldon, Atletico Madrid është në të njëjtin nivel me Realin”

Isa.Autor

SPEKTAKËL NË NATIONS LEAGUE/ Spanja shkatërron Gjermaninë, Franca përmbys me Pavard (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment