Futboll Seria A Sport

SËRISH JASHTË EKIPIT LUKAKU/ Marotta ndjek situatën te Manchester United

Në pritje të zhvillimeve të merkatos, trajneri i Manchester United ka lënë sërish jashtë skuadre sulmuesin belg Romelu Lukaku, edhe për ndeshjen ndaj Tottenhamit, që do të luhet nesër në Shanghai.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, trajneri norvegjez tha se Lukaku ka një dëmtim të vogël, jo shqetësues, por që nuk duan të rrezikojnë ndaj nuk do ta aktivizojë në ndeshjen ndaj “Spurs”-ave.

Megjithatë mediat në Angli janë të bindura që përjashtimi i Lukakut nga ndeshjet miqësore të verës lidhen me negociatat që sulmuesi po zhvillon me Interin, ndërsa “djajtë e kuq” janë në pritje të ofertës së radhës nga zikaltrit.

Related posts

PLASIN POLEMIKAT/ VAR mbyll sytë për Interin, Atalantës i mohohet penallti (VIDEO)

Delo.autor

Interi shënon gol ndaj Chievo Veronës (VIDEO)

Sadik.Autor

Kukësi pa “frena”, kërkon t’i rrëmbejë mesfushorin Skënderbeut

Sadik.Autor

Leave a Comment