Boks MMA Sport Të tjera

20 FITORE DHE 4 HUMBJE NË UFC/ Kampioni i botës Holloway mesazh sfidantit: Këtu jam unë Zot…

Më 27 korrik, në Kanada, do të zhvillohet eventi UFC-240 në artet marciale mikse. Një event që ka si përballje kryesore sfidën për titullin kampion në peshën “featherweight” (pesha 61-66kg) midis kampionit në fuqi Max Holloway dhe sfidantit Frankie Edgar.

Holloway, 20 fitore e 4 humbje në UFC, pasi dështoi në prill të këtij viti në peshën e lehtë (u mund nga Poirier), tani është rikthyer në peshën e tij mëmë. Përballë ka një rival të fortë si Edgar, ndaj të cilit do të mbrojë për të tretën herë titullin e këtij Divizioni.

“Jam gati për këtë përballje. Humbja ndaj Poirier nuk më ka frikësuar. Tentova diçka të re dhe u munda. Tani rikthehem aty ku jam Zot. Do të jetë një përballje e fortë, kam respekt për Edgar, por jam gati dhe do t’i tregoj se kush është kampioni”, tha Max Holloway.

Related posts

Ky është ”tigri” i Elinës që mahniti publikun e Romës (FOTO)

Sadik.Autor

LARGIM I PAPRITUR/ Do bëhej takimi me Xhaferin për të ardhmen, Brdariç ikën në Gjermani

Delo.autor

PIKETOHEN 6 FUTBOLLISTË PËR LARGIM/ Sarri ndryshon mendje për Khedirën, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment