Sport Të tjera

NJË VIT NGA OLIMPIADA/ Zbulohen medaljet e “Tokio 2020” (VIDEO)

Më 24 korrik 2020 do të nisin Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, eventi më i rëndësishëm sportiv i vitit të ardhshëm. Një vit nga fillimi i Olimpiadës, organizatorët kanë zbuluar për publikun medaljet që do të vihen në qafën e sportistëve fitues.

Të gjitha medaljet që do të jepen, si në Lojërat Olimpike ashtu dhe ato Paraolimpike, janë me material të ricikluar. Kryesisht, shumica e materialeve të përdorura për to kanë ardhur nga pajisjet elektronike (celularë, televizorë etj).

Medaljet janë dizenjuar nga Junichi Kawanishi dhe ato janë prezantuar sot në Tokio, gjatë një konferencë për shtyp. Për të përgatitur medaljet janë përdorur 30.3 kilogramë ar, 4.100 kilogramë argjend dhe 2.700 kilogramë bronz.

Related posts

“NË HOLANDË KEMI…”/ Koeman flet për stolin e Barcelonës: Nëse rezultatet vijojnë kështu…

Delo.autor

Celta-Barça, “Balaidos” është një stadium shumë problematik për miqtë

Sadik.Autor

Manchester City merr kapitenin e Francës U-18, konsiderohet si pasardhësi i Kante

Isa.Autor

Leave a Comment