Futboll Sport

PUBLIKOHET LISTA E MUAJIT KORRIK/ Shqipëria dhe Kosova ngjiten në renditjen e FIFA-s (FOTO)

FIFA ka publikuar renditjen e re për muajin korrik, aty ku me interes pritej për të parë pozicionet e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Dy skuadrat shqiptare, nuk kanë luajtur ndeshje në muajin korrik, megjithatë kanë arritur të fitojnë pozicione në klasifikimin e përgjithshëm.

Kështu, Shqipëria renditet në vendin e 64-t në klasifikimin e përgjithshëm, duke fituar 2 pozicione në krahasim me klasifikimin e muajit të kaluar.

Shqipëria sheh vetëm një pozicion më lart Slloveninë, ndërkohë që para Shqipërisë ka edhe skuadra si Burkina Faso apo Katari, ndërkohë që ka lënë pas vetes Izraelin dhe Maqedoninë.

Image

Një pozicion ka arritur të fitojë edhe Kosova, që e sheh veten në vendin e 120-të, nga vendi 121 që ishte muajin e shkuar.

Kosova i ka skuadrat para vetes me diferencë të ngushtë pikësh dhe nga muaji në muaj, pritet që të bëjë ngjitje sërish në klasifikim.

Image

 

Related posts

VDEKJA E PRESIDENTIT/ Vjen ndryshimi i parë te Leicester, kur do shënohen golat nuk do…

Isa.Autor

Kreu i Federatës së Egjiptit: Reali do të bëjë ofertë për Salah

Q.Autor

Manchester United shënon golin e dytë ndaj Tottenhamit

Sadik.Autor

Leave a Comment