Juventusi ndodhet në turin aziatik, aty ku po merr pjesë në International Champions Cup. Bardhezinjtë mundën ditën e djeshme Interin me anë të penalltive, ndërkohë që sot kanë prezantuar edhe fanellën e dytë për sezonin e ardhshëm.
Ashtu siç edhe pritej, fanella është e bardhë me nuanca gri dhe të zeza në formë ushtarake, ndërkohë që sponsori dhe logoja, do të jenë në ngjyrë të kuqe. Ndryshe nga fanellat tradicionale, ku Juventusi ka logo të zezë, këtë radhë do të ketë logo të kuqe në fanellën me të cilën, torinezët do të luajnë në transfertë.
Ashtu si logoja në ngjyrë të kuq, edhe të shkurtat do të jenë të kuqe dhe duket se në transfertë, Juventusi do jetë bardhekuq tashmë e jo bardhezi. Prezantimi i fanellave u bë nga Kina dhe në videon prezantuese, merrnin pjesë disa nga futbollistët e Juventusit.



