Futboll Sport

PARA NDESHJES ELIMINATORE EUROPA LEAGUE/ Partizani favorit në kuotat e basteve (FOTO)

Moti ishte një nga shqetësimet kryesore të trajnerit të Sherif Tiraspol gjatë konferencës së djeshme për shtyp. Me të drejtë, pasi sot në orarin e ndeshjes pritet që të ketë temperatura që shkojnë deri në 35 gradë celsius.

Jo vetëm kaq, por pritet që edhe lagështia e ajrit të jetë mbi 50%, ç’ka e bën ambientin “mbytës”. Për kundërshtarin e Partizanit sigurisht që është disfavor, ndaj mbetet për t’u parë nëse do ta shfrytëzojnë të kuqtë.

Ndryshe nga e shkuara në edicionet e fundit në Europë, për herë të parë Partizani e shikon veten favorit nga koeficientët e basteve që vendosin kompanitë ndërkombëtare.

Për ndeshjen ndaj Sherif Tiraspol, koeficientet janë në anën e “demave”, pasi fitorja e Partizanit vlerësohet 2.3. Barazimi e ka koeficientin 3.2, ndërsa suksesi i moldavëve në “Selman Stërmasi” vlerësohet me 2.7. “RTSH” do të transmetojë ndeshjen e të kuqve në Ligën e Europës.

Related posts

“OFENSIVA MESSI”/ Barcelona nuk heq dorë, “sulm” total për “pleshtin”

F.autor

(VIDEO) Leicester befason Cityn, shënon në minutat shtesë

Q.Autor

PËSOI NJË DËMTIM TË RËNDË/ E konfirmon Barcelona, sulmuesi 30-vjeçar operohet me sukses në gju

Delo.autor

Leave a Comment